Aktualitet Sport

Festa sapo ka nisur! Sokol Cikalleshi shënon golin e parë në ndeshjen Shqipëri-Moldavi!

Shqipëria ka arritur të kalojë në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 25 të pjesës së parë.

Taulant Seferi ka mundur të fitojë një 11-metërsh në minutën e 24-të dhe Cikalleshi ka ndëshkuar Moldavinë.

Komentet kryesore të ndeshjes:

25′ Moldavi 0-1 Shqipëri. Cikalleshi kalon në epërsi Kombëtaren në minutën e 25-të me penalltinë e fituar nga Seferi.

20′ Kombëtarja mban topin 73 përqind, kundrejt 27 përqind të vendasve.

16′ Nicolaescu provon nga hyrja e zonës, Berisha e dërgon topin në këndore.

10′ Tanët dominojnë lojën në minutat e para.

1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.

 

Vijon…