Auto & Moto

Ferrari prezanton makinën më të fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë!

Ferrari ka prezantuar makinën më të fuqishme deri më tani, modelin F80 që kap vlerën e 4 milionë dollarëve. Kjo hiper-makinë që do të prodhohet në vetëm 799 njësi, ka dyer që hapen lart dhe një sedilje unike për shoferin. Ferrari F80 arrin shpejtësinë prej nga 0-100 kilometra në orë për vetëm 2.15 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 350 falë motorit të fuqishëm që prodhon 1,200 kuaj-fuqi.

Fuqia vjen nga një kombinim i motorit V6 me benzinë dhe tre tjerë më elektrik. Bëhet fjalë për një hibrid që mbushet vetë. jo plug-in dhe nuk e ka opsionin e ngarjes me zero ndotje. Këto statistike e bëjnë makinën më të fuqishme që ndonjëherë e ka prodhuar fabrika e Ferrari.

Një Ferrari F40, me vlerë 750 000 dollarë, u harrua për një dekadë në një garazh në Mynih nga pronari, ish-tenisti dhe koleksionisti rumun Ion Tiriac. I njohur për koleksionin e tij të madh të makinave luksoze, Tiriac nuk kishte kohë të menaxhonte siç duhet flotën e tij në rritje të supermakinave. Edhe pse ai e bleu këtë Ferrari në fund të viteve ‘80, automjeti mbeti i papërdorur për dhjetë vjet.

Më në fund, pasi u rizbulua, makina u dërgua në Maranello për t’u restauruar. Kjo neglizhencë e pazakontë ndodhi në një kohë kur teknologjia nuk ofronte të njëjtat komoditete si sot dhe ishte pronari i garazhit ai që kontaktoi Tiriac për t’i kujtuar ekzistencën e këtij automjeti. Në atë kohë, mungesa e hapësirës adekuate për të ruajtur makinat, e bëri koleksionistin ta parkonte në një vend të përkohshëm.