Dy makinat Ferrari kanë dominuar provat e lira të zhvilluara sot në pistën e Zandvoort, të vlefshme për Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1. Charles Leclerc ishte më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’10”902.
Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz, ndërsa i treti Esteban Ocon me Alpine.
Max Verstappen me Red Bull , që garon para fansave të tij, u mjaftua me vendin e 5-të.
Probleme pati sot Lewis Hamilton, që në sesionin e dytë u detyrua të “hapë krahun”, pasi kishte probleme me makinën e tij. Ndërsa në sesionin e parë ai ishte më i shpejti.
Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare.