Celebrities Gossip Showbiz

Fero i përkushtohet fesë pas daljes nga burgu?

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Lidhja e saj me reperin e njohur Fero me të cilin ka dhe një vajzë të vogël prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero akuzohet për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.

Ditën e sotme, reperi i është rikthyer lirisë.

Ai u lirua para afatit prej 30 ditësh të dhënë nga instancat gjyqësore pas akuzave të Arbenitës.

E me t’u rikthyer në rrjete sociale janë disa detaje që kanë rënë në sy të ndjekësve.

Fero duket se i është përkushtuar shumë më shumë fesë. Ai ka publikuar foto nga xhamia, teksa është shfaqur edhe duke dëgjuar muzikë fetare. Pas shumë kohësh, reperi e ka vendosur të mbajë edhe mjekërr.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë lexuar në portretin e tij dëshpërimin, duke qenë se ai po e përjeton jo lehtë ndarjen dhe situatën kur duhet të jetë me kohë të kufizuar me vajzën.