Celebrities Gossip Showbiz

Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit!

Ish-reperi Fero ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente. Kjo është konfirmuar nga vetë Fero, gjatë një interviste të realizuar së fundmi. “Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”-deklaroi ish-reperi. Sipas këtij vendimi vajza do të qëndrojë gjatë javës me të ndërsa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nacionale Videos (@nacionalevideos)

Fero, para disa ditësh ishte bërë kryefjalë në media për faktin se deklaroi që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij. Ai gjithashtu deklaroi se ishte rënduar emocionalisht nga kjo situatë, duke qenë se sipas tij, kjo shkelje kishte ndodhur disa herë.