Fero ka bërë një postim të fortë në rrjete sociale, ku shpreh shqetësimin e tij mbi ndihmën që ka marrë nga Qendra për Punë Sociale për të marrë vajzën e tij. Ai akuzon familjarët e Arbenitës dhe vetë atë për ndikimin negativ që kanë pasur mbi vajzën, duke thënë se ajo e quante “babi i keq” dhe e godiste.
Fero theksoi se nuk e njohu vajzën në takimin e fundit, duke përmendur se e ndjen se i janë shkelur të gjitha të drejtat për vajzën e tij. Ai kërkoi që organet e shtetit të ndërhyjnë për të ndihmuar në këtë situatë.
Për më tepër, Fero shprehu besimin se do t’i fitojë të gjitha betejat me ndihmën e Zotit, duke theksuar se nuk ka nevojë për askënd tjetër. “Nuk lëndohem lehtë dhe betejat e mia do t’i fitoj një nga një,” përfundoi ai.