Fermerët francezë nisën sot një valë të re protestash linkinbio për të importuar prodhime bujqësore, çka kërcënon mbijetesën e fermerëve evropianë por dhe uljen e cilësisë se ushqimit per qytetaret e tyre.
Parisi ka kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes bujqësore me grupin e vendeve Mercosur Argjentina, Brazili, Paraguai e Uruguai, për të krijuar “zonën e lirë tregtare” por zyrtarët e BE duken të vendosur ta bëjnë realitet.
Fermerët në Francë e Gjermani bllokuan sot rrugët me traktorë dhe ngrinin kryqe të drunjta në disa qytete të vendeve.
LEXO EDHE: Fermerët francezë shkarkojnë pleh te zyrat e taksave në protestë ndaj importeve të lira
“Mjaft me premtime, nisi të veproni”, shkruante një prej pankartave të fermerëve në Cannet-des-Maures, në juglindje të Francës.
“Macron, bujqësia e Francës po vdes kurse ti shikon tjetërkund,” shkruante një tjetër.
Në qytetin lindor të Lyon, fermerët kishin shkulur tabelat e bashkisë dhe i kishin hedhur ato në shkallët e muzeumit të qytetit.
Yohann Barbe, përfaqësues i sindikatës së fermerëve tha se masa e protestave do të jetë “e paprecedentë”.
Vala e re e protestave vjen pas një serie masash rezistence nga fermerët në Evropë, të cilët kanë protestuar me pare për kërkesat e reduktimit të prodhimit dhe numrit të kafshëve nga direktivat e klimës së BE.
Vështirësimi i jetës e punës së fermerëve në Francë vjen gjithashtu nga shtimi i burokracive, të ardhurat e ulëta dhe moti i dëmshëm për kulturat e tyre bujqësore.
Me marrëveshjen e re, BE propozon që tregjet evropiane të furnizohen nga prodhime më të lira duke hequr dorë nga rregullat evropiane për përdorimin e pesticideve të dëmshme, hormoneve dhe teknikave të ndaluara.
Ministri i brendshëm francez Bruno Retailleau paralajmëroi fermerët kundër bllokimit të rrugëve duke thënë se do të ketë “zero tolerance”./AFP/