Kastriot Kaloshi, një fermer i përkushtuar në Myzeqë, ka kaluar gjysmë shekulli duke u marrë me bujqësinë.
Vjet, ai mbolli mbi 100 hektarë grurë, por mungesa e tregut dhe çmimi i ulët e detyruan të braktisë këtë kulturë.
“Jo vetëm që nuk arritëm të mbulonim shpenzimet, por përfundimisht u detyruam të konsumonim grurin për blegtori,” thotë Kaloshi. Në përpjekje për të shpëtuar nga kriza, ai ka vendosur të mbjellë misër këtë vit, duke shpresuar në një përmirësim të situatës.
Kaloshi shprehet se gruri serb ka konkurruar fort me produktin shqiptar, duke sjellë grurë më të lirë në treg për shkak të mungesës së subvencioneve për fermerët shqiptarë. “Nuk mund të bësh bujqësi me 2 mijë lekë për litër naftë, kur këtu në mes të Myzeqesë po shkretohet kamioni me misër serb,” thotë ai. Ai thekson se politikat bujqësore të vendeve të tjera janë shumë më të favorizuara se ato shqiptare.
Me shpresën se misri do t’i rikuperonte humbjet e 6 muajve të punës, Kaloshi ende nuk ka marrë një çmim të qartë nga tregtarët për produktin e tij.
Ai është i shqetësuar që të paktën lopët dhe delet e tij të ushqehen me misrin shqiptar, duke shpresuar që konsumatorët të mbështesin prodhimet vendase dhe të shmangin përdorimin e miellit serb.