Edhe pse “Përputhen” rinore i erdhi fundi, fansat e personazheve të këtij ‘love-show’, vijojnë të mbeten të shumtë. Ka me qindra llogari në “Instagram” të cilat postojnë vazhdimisht foto dhe video të këtye personazheve që kanë bërë kaq shumë bujë.
Së fundmi, fansave të “Për’puthen” duket se u është plotësuar dëshira për të takuar ‘idhujt’ e tyre të emisionit të dashurisë më të komentuar në vend. Autorja e programit, Olsa Muhameti, edhe pse me mbylljen e programit, nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka menduar që kasti i programit të bëjë një tur nëpër qytetet e Shqipërisë, për t’u njohur më nga afër me fansat e tyre të vërtetë.
Ditën e djeshme, grupi i emisionit është mirëpritur nga qytetarët e Elbasanit dhe duhet theksuar se kanë qenë të shumtë ata që kanë rrethuar rrugët dhe sheshet për të takuar personazhet.
Olsa Muhameti ka postuar në “Instastory” disa video ku duken qartë fansat.