Celebrities Gossip Music Showbiz

Fenomeni i çuditshëm që i ndodhi fansave pas koncerteve të Taylor Swift!

Shumë adhurues të këngëtares Taylor Swift kanë raportuar se kanë vuajtur një fenomen të çuditshëm, pasi morën pjesë në turneun e saj “Eras” në Mbretërinë e Bashkuar; amnezi totale. Fansat janë kthyer në shtëpi dhe kanë kuptuar se nuk mbanin mend asgjë nga koncerti ku kishin qenë.

Ky fenomen i çuditshëm sipas psikologëve është një sindromë e njohur, e shkaktuar nga emocionet e shumta dhe atmosfera elektrizuese duke e bërë më të vështirë formimin e kujtimeve. Koncertet e superyllit amerikan janë cilësuar spektakle me nivele të paprecedenta zhurme dhe kjo shpjegon numrin e madh të njerëzve të prekur.

Amnezia pas koncerteve mund të krahasohet me humbjen e kujtesës që njerëzit përjetojnë pas një ngjarjeje traumatike. Kur njerëzit përjetojnë trauma, ndonjëherë ajo memorie bllokohet ose nuk formohet siç duhet. Taylor së fundmi mbajti një koncert në Edinburg para 73 mijë njerëzve, duke e bërë atë koncert më të ndjekur në historinë e kryeqytetit të Skocisë.

Si pjesë e turneut të saj “Eras”, Swift këndoi disa nga hitet e saj më të vjetra para një publiku skocez, por performanca më dramatike në skenë erdhi në një muzikal të vogël me këngën e saj të re “The Tortured Poets Department”. Këngëtarja ndau me publikun gjithashtu se gjatë pandemisë kishte frikë se nuk do të mbante më koncert. Rikujtojmë se dy aktivistë të klimës nga lëvizja “Just Stop the Oil” u arrestuan pasi lyen dy avionë me ngjyrë portokalli në një aeroport privat, duke pretenduar se avioni i Taylor kishte zbritur atje disa orë më parë.

Sipas Telegrafit britanik, ata kanë sulmuar aeroportin Stansted në Londër në orët e para të mëngjesit dhe kanë spërkatur dy avionë me llak portokalli. Ata gjithashtu deklarojnë se ‘ne jetojmë në dy botë në të cilat miliarderët shkatërrojnë klimën dhe mjedisin me avionë privatë’, prandaj ata kërkojnë që qeveria e ardhshme britanike të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për heqjen e karburanteve fosile deri në vitin 2030.