Celebrities Live From Tirana

Fenomeni “BBV”, Ina Gjonçi: “Këtu nuk ka alternativa të tjera antagoniste…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio aktorja Ina Gjonçi. Si e ka parë Ina edicionin e dytë të “BBV”?

Unë jam shumë pozitive në thonjëza përkundrejt televizionit sepse e kuptoj që në televizion ka vend për të gjitha. Është një format i kudondodhur dhe ka gjithmonë shikueshmëri. Nuk mbtetet asnjëherë bosh, është një fenomen. Këtu mbase nuk ka shumë alternativa antagoniste të “BBV”. Unë e shijoj si publik.

A i ka ndjekur Ina Primet e së martës dhe së shtunës?

Kam qenë më brenda gjësë në fillim por tani nuk jam edhe aq. Zakonisht ti nuk i shpëton dot këtyre formateve sepse të dalin kudo, edhe në rrjete sociale. I ndjek Primet dhe njëkohësisht flas në chat edhe me shoqet.(qesh)

Kasti i këtij edicioni të dytë ka pasur shumë aktorë, si i është dukur Inës kjo përzgjedhje?

Unë jam vet aktore që i përkas botës së teatrit. Kur mora pjesë tek Anabeli isha shumë e lumtur që ata 5-6 veta që më ndoqën dhe më pëlqyen, erdhën dhe panë shfaqjen time në Teatër. E quajta misionin tim të përmbushur. Mendoj që edhe në “BBV” kjo ndodh. Qenia nuk është se mbetet vetem aty, është dhe mbrapa saj, pra çfarë do të ndodhë, sa do të shfrytëzohen projektet që do të kenë, etj.