“Big Brother Vip Albania 2” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ky show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.
E teksa kjo javë është e përqëndruar vetëm në qëndrimin e fundit të katër finalistëve në shtëpinë e “BBV”, shumë biznese dhe kompani të ndryshme po mundohen që të kapin çka munden përpara se të mbarojë ky edicion. Kjo vjen sepse nivelet e shikueshmërisë jo vetëm nga transmetimi televiziv, por edhe në rrjete të ndryshme sociale, kanë kaluar çdo limit dhe fokusi mbetet vetëm aty. Ndaj, ata janë pozicionuar vetëm në realizimin e kontenteve të ndryshme nga ky program, me qëllim fitimin maksimal. Nuk mund të lëmë pa përmendur se së fundmi, shumë lokale ose biznese të tjera private, i kanë rezervuar ambientet e tyre vetëm për tifozët e zjarrtë të “BBV” për natën finale të edicionit që do të mbahet më 6 maj 2023.
Një rast konkrent është një hotel në Shqipëri, i cili ka bërë një ofertë speciale për të gjithë ndjekësit e Top Channel dhe tifozëve të 4 finalistëve. Kushdo që do të shkojë dhe të shohi finalen e madhe në këtë vend, do të paguajë një vlerë prej 30 euro dhe do të kenë të përfshirë akomodimin në hotel për 1 natë, parkim falas dhe mëngjesin e të diel. Gjithashtu emisioni do të jepet në një ekran me parametra kinemaje. Gjithashtu, finalen e 6 Majit, do të keni mundësi ta gjeni në Top Albania Radio, për ju që nuk mundeni të jeni afër ekranit dhe nuk do donit ta humbisnit. Edhe pse jemi të bindur që nuk është e njëjta gjë, fenomenit “BBV” nuk mund t’i iki as TAR.
Gjithashtu, ju rikujtomë se, në këtë artikull do të gjeni disa foto se si katër finalistët e këtij edicioni të dytë: Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot, Efi Dhedhes, do të dukeshin në tapetin e kuq të këtij viti të “The Met Gala”. Më pas, ju mund të vlerësoni se cili prej tyre do të dukej më bukur, në bazë të preferencave tuaja.