Janë shfaqur pamje spektakolare të akullnajës madhështore të Kolumbisë në Alaskë, të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit. ‘Calving’, ose në shqip ndarja e copëzës së akullit, është një term që i referohet kur një akullnajë ndahet dhe lëshon një masë akulli nga sipërfaqja e saj në det.
Pamjet u kapën të akullnajës së Kolumbisë duke u pjellur dhe duke lëshuar një ‘calving’ të madh rreth 200 metra, e cila pasi zhytet nën ujë përkohësisht, kthehet përsëri në ajër me forcë të madhe.
Videoja e këtij fenomeni të veçantë bën pamje spektakolare dhe ndihmon për të vlerësuar fuqinë e plotë të natyrës. Pamjet, të cilat u postuan fillimisht në vitin 2019 në YouTube, janë rishfaqur në Reddit për madhështinë dhe natyrën epike të saj. Një nga komentet kryesore në postim, shkruante:
Një nga gjërat më të bukura të natyrës është mungesa e zhurmës së krijuar nga njeriu. Ishte e pabesueshme. Nuk mund ta imagjinoj ta shoh personalisht.
Një tjetër shkruante:
Kam vite që i shikoj këto video të akullnajave, nuk mendoj se kam parë diçka të tillë”, ka shkruar një përdorues tjetër.