Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të ftuar në episodin e sotëm të emisionit “Big Brother Radio” së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun ka qenë Xhoi Jakaj dhe dy nxënëset e akadamisë së saj për të folur më shumë rreth dinamikave të fundit të ndodhura në shtëpinë e BBV!
Përsa i përket fjalorit që përdoret brenda shtëpisë, sidomos nga banoret, Xhoi u shpreh:
Ne në përgjithësi themi që nuk është program për fëmijë, por atë e sheh e gjithë familja pavarësisht fjalorit që po përdoret dhe që nuk jam fare dakord me atë fjalor dhe nuk e përligj fare fjalorin e femrave. Edhe pse ne shpeshherë themi që duhet të mbrojmë femrat. Jo, jo. Femrat që nuk dinë të flasin mirë dhe që nuk komportohen mirë dhe që nuk sillen mirë, nuk mund t’i mbështesim dhe t’i përkrahim.
Më tej, ajo shtoi:
Gruaja në Big Brother ka dalë pak nga binarët me të thënë të drejtën. Secila. Mendoj se Rikja do të dalë, sepse Rikja nuk e ka fuqinë e argumentit sa e ka Egla për të qenë pjesë për një kohë të gjatë. Në mënyrë kategorike nuk e mbroj Eglën në pjesën që fyen bashkëudhëtaret e veta ose bashkëjetueset e veta brenda në Big Brother dhe kjo është shumë e gabuar dhe është e dënueshme. Edhe nëse është kundërpërgjigje nuk duhet ta bëjë. Gjithsesi, Egla luan më fort se një lojtar tjetër, por gjithsesi shikueshmëria rritet nëse lojtarët janë të aftë. Dhe në fund të ditës, ai spektakël do shikueshmëri, do ndjekje, sepse e prodhon një televizion i cili është më i ndjekuri në Shqipëri. Dhe personazhi që klikohet më shumë dhe shahet më shumë, ndiqet më shumë.