Celebrities Gossip Music Showbiz

Fëmijët e Mariah Carey aspak entuziastë kur dëgjojnë hitin “All I Want for Christmas is You” madje përkundrazi janë të lodhur!

“All I Want for Christmas is You” e Mariah Carey është padyshim kënga më e suksesshme e Krishtlindjeve. Megjithatë, shumë njerëz janë lodhur duke e dëgjuar këngën çdo vit, përfshirë edhe fëmijët e këngëtares. Së fundmi, ylli i muzikës pop ka postuar një video në Instagramin e saj ku duket se “tallet” me veten.

Carey dhe fëmijët janë duke qëndruar para një peme Krishtlindjesh, me këta të fundit që i thonë të mërzitur “mami ndaloje, çdo vit bëjmë të njëjtën gjë, çdo vit”. Por, këngëtarja nuk dorëzohet dhe përpiqet t’i bindë se ia vlen ta dëgjojnë këngën dhe fillon të këndojë. Në këtë moment fëmijët nxitojnë të largohen. Sjellim në vëmendje se këngëtarja është dërguar edhe një herë në gjykatë për këngën e saj të Krishtlindjeve. Dy burra pretendojnë se kanë shkruar një këngë me të njëjtin titull dhe për këtë, këngëtarja është hedhur në gjyq.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey)

Rikujtojmë, se Mariah Carey dhe Bryan Tanaka thuhet se i kanë dhënë fund romancës së tyre pas 7 vitesh së bashku. Krijuesja e hitit të njohur “All I Want For Christmas Is You” nisi turneun e saj muzikor gjatë muajit nëntor, por partneri i saj balerin ka munguar në koncertet e saj duke nxitur spekulime se ata janë ndarë.

Ndërkohë “PageSix” së fundmi ka zbuluar arsyen e ndarjes, ku thuhet se diferenca në moshë ka luajtur një rol themelor që të dy të bënin një hap pas dhe t’i jepnin fund lidhjes. 54-vjeçarja është 14 vjet më e madhe Bryan Tanaka. “Ai dëshiron të ketë një familje. Kjo nuk është ajo që këngëtarja dëshiron”- tha burimi. Mariah ka dy fëmijë binjakë me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon ndërsa Tanaka nuk ka fëmijë. Carey u takua me Bryan Tanaka pasi njoftoi ndarjen në vitin 2016 nga James Packer.