Rreziku për të lindur me një problem kardiovaskular të rëndë është 36% më i lartë tek fëmijët që vijnë në jetë me ndihmën e riprodhimit të asistuar. Studimi, ka analizuar 7.7 milionë të porsalindur duke nisur nga vitet ’90 e deri në ditët e sotme. Me pas të dhënat janë krahasuar me ato të fëmijëve të ngjizur në mënyrë natyrale.
Kjo punë kërkimore ka treguar se defektet kardiake ishin 36% tek fëmijet e lindur nga fekondimi ‘in vitro’, teknika e injektimit intracitoplazmike të spermatoizoidëve apo ngrirja e embrioneve, kundrejt kategorisë të fëmijeve me riprodhim natyral. Sipas autorëve të studimit, problemet kardiake tek fëmijët, mund të jetë tregues i një faktori të përbashkët në themel të infertilitetit të prindërve dhe kardiopatisë së lindur të fëmijëve të tyre.
Sipas tyre, këtu do të përqëndrohen studimet e radhës, pasi është mjaft e rëndësishme të zbulohen shkaqet e fshehura për të parandaluar apo diagnostikuar sa më parë këtë problematikë. Sot në botë gjithnjë e më shumë fëmijë vijnë në jetë me metodat e riprodhimit të asisituar, çka mund të sjellë rritje edhe të rasteve të fëmijëve që kanë probleme të lindura me zemrën.
Rikujtojmë se, shumë, të cilët janë përpjekur pa sukses të mbeten shtatzënë për më shumë se një vit, dhe u thuhet se janë ‘subfertile’, besojnë se të mbeteni shtatzënë në mënyrë natyrale është e pamundur. Por një përmbledhje shkencore e 11 studimeve, duke përfshirë pothuajse 5,200 gra, dhe që përfshin më shumë se 40 vjet, ka arritur në përfundimin se të paktën një në pesë gra që kanë një fëmijë përmes trajtimit të fertilitetit do të vazhdojnë të mbeten shtatzënë në mënyrë natyrale më pas. Mund të jetë se ata thjesht kishin nevojë të vazhdonin të përpiqeshin për më gjatë, ose, disa ekspertë besojnë, ata u ndihmuan të mbeten shtatzënë përsëri nga vetë trajtimi i fertilitetit.