Thuhet se së fundmi muzikanti Billy Ray Cyrus është fejuar me këngëtaren Firerose, rreth pesë muaj pasi bëri kërkesë për divorc nga gruaja e tij prej 28 vitesh, Tish Cyrus. Artisti i “Achy Breaky Heart”, besohet se është fejuar me këngëtaren, e cila është parë me një unazë të madhe diamanti në dorë kohët e fundit. Billy Ray dhe Firerose punuan me njëri-tjetrin në një këngë vitin e kaluar të titulluar “New Day”.
Billy është babai i pesë fëmijëve me Tish Cyrus. Kjo romancë e re e muzikantit pritet të ndikojë tek marrëdhënia me këngëtaren Miley Cyrus, vajzën e tij e cila u tha se kohët e fundit e ka hequr të atin e saj nga Instagrami. Ndërkaq, një burim i afërt me Billy-n tha se:
Billy është i lumtur, ka një kohë të gjatë me Firerose. Ka pasur probleme në martesën e tij për një kohë të gjatë. Ai dhe Tish kanë qenë në një marrëdhënie të komplikuar për pjesën më të mirë të një dekade.
Një burim për “The Sun” tha se Miley ndjehet e zhgënjyer nga babai i saj.
Miley nuk ishte dakord me disa gjëra që ka bërë babai i saj. Është përshkallëzuar vërtet dhe ata nuk janë në marrëdhënie të mira. Pjesa tjetër e familjes shpreson që përçarja mes Miley-t dhe Billy Ray-t të kalojë së shpejti dhe ata të jenë në gjendje të qartësohen.
Ndërkaq, kjo është hera e tretë që Billy Ray dhe Tish ndahen dhe ndërmarrin hapa drejt procedurave të divorcit.