Bota

Federata e Futbollit në Gjermani ndalon shitjen e fanellave me konotacion nazist!

Adidas ka ndërprerë shitjet e fanellës kombëtare të futbollit të Gjermanisë me numër 44 për shkak të konotacioneve të dukshme naziste. Fanella me numër 44 duket se mban inicialet e SS të Hitlerit, i cili kreu vrasje të panumërta para gje gajtë Holokausit të Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, fanella me numrin 4 do të ridizenjohet.

“Ne gjithashtu do të bllokojmë personalizimin e fanellva në dyqanin tonë online”,-tha zëdhenësi i Adidas, Oliver Bruggen për mediat. Federata gjermane e futbollit “DFB” ka ndalur dorëzimin e fanellave me numrin 44. Ata gjithashtu njoftuan se do të dizajnojnë një numër të ri 4, si dhe do të kontrollojnë numrat nga zero deri në nëntë. Edhe pse Adidas u kritikua shumë, përfaqësuesit e kompanisë së veshjeve sportive thanë se DFB dhe kompania “11teamsports” ishin përgjegjëse për hartimin e emrave dhe numrave.

Ndërkaq, rikujtojmë se pas plot 77 vitesh, Federata Gjermane e Futbollit do të mbyllë partneritetin me kompaninë “Adidas”, teksa ka nënshkruar një marrëveshje me rivalin e saj më të madh, “Nike”. Suksesi i kompanisë gjermane lidhet ngushtë me atë të përfaqësueses së këtij vendi, që i ka bërë reklamë në të gjithë botën, mirëpo tani marrëveshja mes tyre, që nisi në vitin 1950, do të përfundojë në mbyllje të vitit 2026, kur skadon edhe kontrata aktuale, ose e thënë ndryshe, në pas përfundimit të edicionit të radhës, së Kupës së Botës, në SHBA, Kanada e Meksikës.

“Nike fituan ndaj Adidas”, pas një oferte dukshëm më të mirë dhe na çuditi me vizionin që kishin edhe sa i përket futbollit amator dhe të femrave”,- ka thënë shefi ekzekutiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Holger Blask pas këtij vendimi që cilësohet si historik, me kompaninë amerikane, që ka firmosur një kontratë 7-vjeçare, nga viti 2027 deri në vitin 2034. Ekipet gjermane mbanin veshje Adidas për të katër titujt e Kupës së Botës për meshkuj, tre titujt e tyre evropianë dhe dy titujt e Kupës së Botës për femra dhe tetë titujt evropianë.