Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA po heton dy marka luleshtrydhesh organike të shitura në shumë dyqane ushqimore, për një lidhje të mundshme me një shpërthim të hepatitit A. Sipas FDA, shpërthimi në shumë shtete ka qenë i lidhur potencialisht me luleshtrydhet organike të quajtura FreshKampo dhe HEB. Përhapja po hetohet gjithashtu nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Agjencinë e Shëndetit Publik të Kanadasë dhe Agjencinë Kanadeze të Inspektimit të Ushqimit.
Luleshtrydhet e freskëta organike të markës ‘FreshKampo’ dhe HEB u shitën në disa shitës me pakicë në mbarë vendin. Luleshtrydhet e prekura janë blerë nga data 5 mars deri më 25 prill. Megjithatë, konsumatorët që i blenë ato dhe i ngrinë për t’i konsumuar më vonë, këshillohen që t’i asgjësojnë menjëherë. FDA tha se:
Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë marke keni blerë, kur i keni blerë ose nga ku i keni blerë luleshtrydhet përpara se t’i ngrini ato, duhet t’i hidhni.
Hepatiti A është një infeksion i mëlçisë i parandalueshëm nga vaksina, sipas CDC. Është sëmundje ngjitëse dhe simptomat e saj si lodhja, vjellja, dhimbjet e stomakut dhe verdhëza mund të zgjasin deri në dy muaj. Në raste të rralla, FDA tha se mund të sjellë mosfunksionim të mëlçisë dhe vdekje. FDA tha se 17 raste të hepatitit A janë raportuar si pjesë e shpërthimit, 12 prej të cilave ishin shtrime në spital.
Ka 15 raste në Kaliforni, 1 në Minesota dhe 2 në Dakotën e Veriut. Datat e fillimit të sëmundjes variojnë nga 28 mars deri më 30 prill. Me siguri keni dëgjuar se sa të dobishme janë luleshtrydhet për imunitetin pasi përmbajnë një numër të madh vitaminash, por shumë njerëz nuk janë të sigurt se sa lejohet të konsumohet në baza ditore. Ato përmbajnë 60 gramë vitaminë C dhe substancën bioaktive polifenole, të cilat janë antioksidues të fuqishëm.