Moderatorja e njohur, Bora Zemani ka qenë që prej fillimit të “Përputhen” në drejtim të programit, shpesh herë duke u bërë edhe pjesë e debateve në studio dhe diskutimeve.
Gjithsesi duket se gjërat do të ndryshojnë në strukturën e formatit, vetëm për pak kohë. Bora ka munguar në xhirimet e fundit të emisionit dhe në vend të saj është parë në studion e formatit të ndjekur, në rolin e moderatores, Fatma Haxhialiu.
Kështu, mësohet se Haxhialiu, e cila deri më tani ka qenë si opinioniste e “Prime” të dielën, do të jetë në drejtim të emisionit për 2 javë rrjesht. Kjo pasi Zemani ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe për shkak të pamundësisë për të qenë prezente, roli i saj i është besuar Fatmës.