Që pas daljes së Fationit nga spektakli “Për’puthen” menjëherë u pa në krahët e këngëtares shumë të dashur të publikut, Fifi. Për një kohë të shkurtër dyshja u përfolën për një raport romantik së bashku por bukuroshja i hodhi poshtë të gjitha aludimet duke treguar se nuk kanë qëllime të tilla me njëri-tjetrin.
U mësua më pas se ish-konkurrenti i “Për’puthen” do të jetë protagonist në klipin më të ri të këngëtares dhe foto e publikuar së fundmi vërteton se kënga do të jetë një histori tragjike dashurie.
Fatjoni ka publikuar ditën e sotme një foto të Fifit në Insta Story që fillimisht ka tronditur ndjekësit. Ai shfaqi këngëtaren nga Kosova në shtratin e një spitali, pa ndjenja. Fatmirësisht, Fifi është shumë mirë me shëndet po kjo pamje tregon se dyshja nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë nisur punën për xhirimin e klipit.