Fation Kuqarin e njohëm përmes ‘Për’puthen’ ku edhe pse pati disa takime nuk arriti të dalë i përputhur nga programi. Të shumtë ishin fansat të cilët i pëlqyen takimet e tij me Melisa Lleshin, një tjetër pjesëtare e Për’puthen. Mirëpo, ata patën zënka e debate, deri kur secili prej tyre u largua single nga programi.
Ndërkohë, ditët e fundit ka bërë bujë konfirmimi i lidhjes së Melisës me Andin, një marrëdhënie kjo e përfolur më parë, nga vetë Fatjoni. Ky i fundit, ka postuar një InstaStory ku shprehet për këtë lidhje, dhe e uron çiftin në një mënyrë që duket tepër e sinqertë.
S’dua të merrem me këtë çështje sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu…për diçka jam i lumtur që dhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thoja të vërtetën dhe që kisha të drejtë… dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën… mori vesh që unë s’i kisha faj… Tani sa për çiftin i uoj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër.
Nga kjo kuptojmë se Fationi ka hequr dorë nga Melisa dhe e ka lënë pas gjithçka që ka të bëjë me emisionin.