Sport

Fati i keq ndjek Muriqin, sulmuesi i Kosovës pëson dëmtim, 3-4 javë jashtë

Fat i keq për Vedat Muriqin. Sulmuesi i Kosovës ka pësuar një dëmtim, i cili sipas asaj që shkruajnë mediat, është mjaft serioz. Sipas “Estadio Deportivo”, Muriqi mund të mos jetë në dispozicion për 3 ose 4 javë. Në këto kushte, te Mallorca duhet të mendojnë për alternativa të tjera, deri në momentin që lojtari dardan të rikthehet.

Situata e tij do ndiqet me interes edhe nga përfaqësuesja e Kosovës, pasi të besuarit e Fodës zbresin në fushë në tetor.

Muriqi është pjesë stabël e formacionit të Mallorcës dhe prej vitesh jep një kontribut të çmuar për skuadrën spanjolle.