Celebrities Gossip Showbiz

“Fantazma urinoi në tualetin e mikut tim…”/Will Smith befason me deklaratën e tij!

Në një paraqitje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, aktori i njohur Will Smith tregoi një nga përvojat më drithëruese të jetës së tij. Smith, Martin Lawrence dhe Fallon po luanin një lojë të quajtur “Rrëfimet e vërteta”, ku ndanë histori të ndryshme nga jeta e tyre. Smith filloi të fliste për një situatë që e shtyu të bënte një dalje emergjente nga një hotel. “Kjo ndodhi ndoshta 27 vjet më parë. Fantazma urinoi në tualetin e mikut tim dhe fshiu të gjitha mesazhet nga telefoni i tij.”

Takimi i mbinatyrshëm ndodhi në një hotel luksoz në Londër të quajtur Hyde Park. “Ne nuk e dëgjuam të fliste, kështu që supozuam se ishte britanik, por ishte mjaft e frikshme për ne që të dilnim nga hoteli,”-tha Smith. “A beson te fantazmat?”-pyeti Fallon. “Unë besoj se ka gjëra që nuk i kupton dot, Jimmy,”-tha Smith, duke shkaktuar të qeshura.

Rikujtojmë se “Bad Boys: Ride or Die”, pjesa e katërt me Will Smith dhe Martin Lawrence, fitoi mbi 95 milionë euro në fundjavën e hapjes. Vazhdimi i origjinalit të 1995 është filmi i parë i madh i Smith që nga sulmi i Chris Rock në skenën e ‘Oscars 2022’. Filmi u prit mjaft mirë në mbarë botën.

Edhe pse nuk ka thyer asnjë rekord, filmi ka fituar 50 milionë euro në SHBA dhe 45 milionë euro në arkat ndërkombëtare. Publiku ishte më i hapur ndaj “Bad Boys: Ride or Die”, i cili ka një vlerësim prej 64% në Rotten Tomatoes. Adil El Arbi dhe Bilall Fallah janë rikthyer për të drejtuar filmin e katërt që ndjek detektivët Majk dhe Marcus teksa hetojnë korrupsionin në forcat e policisë së Miamit.