Celebrities Gossip Showbiz

Fansja ka shkruar një libër për Yll Limanin!

Zakonisht këngëtarët marrin përkrahjen më të madhe nga fansat, ne kemi dëgjuar për shumë çmenduri që ata bëjnë për idhujt e tyre, por nuk keni dëgjuar ende për surprizën më të bukur…

Një emër shumë i dashur për publikun është edhe Yll Limani, i cili numëron shumë këngë në repertorin e tij, të cilat priten shumë mirë nga publiku.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ylli bëri të ditur se një vajzë i dedikoi një libër atij, e kjo gjë e emocionoi pa fund artistin.

Shpirti i një artisti, -titullohet libri i shkruar nga Adelina Xhaferi, që po ashtu është libri i parë i saj.

Adelina Xhaferi sapo e ka publiku librin e saj të parë “Shpirti i nje artisti” për mu. Faleminderit nga zemra. -shkruan këngëtari.

Ndërsa, me një tjetër postim ai i emocionuar shkruan: S’kom mjaftushëm “faleminderit” për krejt juve që m’jepni dashni & përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika jem sadopak ju inspiron & motivon, osht gëzimi ma i madh i jetës tem. Ju dua.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Yll Limani mbetet “Ndoshta”, këngë e cila është renditur për javë rradhazi në vend të parë në “The Top List” në Top Albania Radio.