Ylli i muzikës pop Pink mbeti pa fjalë mbrëmjen e djeshme pasi një fanse dyshohet se hodhi hirin e nënës së saj në skenë gjatë koncertit të këngëtares në “British Summer Time”. Performanca e yllit amerikan u ndal përkohësisht pasi fansja hodhi një çantë të mbyllur në skenën Great Oak të Hyde Park.
E hutuar nga situata e papritur, Pink, kërkoi sqarime nga publiku, duke pyetur nëse çanta përmbante vërtet hirin e nënës së fanses. “Prit, kjo është nëna jote?”, pyeti artistja. “Unë nuk e di se si ndihem për këtë”,-shtoi Pink.
Duke shprehur emocionet e saj të përziera për situatën, Pink vendosi çantën e vogël pranë një altoparlanti dhe rifilloi performancën e saj. Është interesante se hiri nuk ishin të vetmet gjëra të papërshtatshme që u ngjitën në skenë gjatë dy shfaqjeve të Pink në kryeqytetin britanik gjatë fundjavës. Të shtunën, një fans hodhi një rrotë të madhe djathi në skenë, teksa ajo po performonte hitet e saj.