Celebrities Gossip Music Showbiz

Fansat totalisht të zhgënjyer në koncertin e Adele!

Fansat e Adele e kanë cilësuar mënyrën e saj të organizimeve të koncerteve në Mynih këtë verë si një ‘shaka absolute’ pasi ata paguan deri në 350 paund britanik për bileta, por u duhej të hipnin mbi karrige për të parë skenën. Dashamirësit e këngëtares nuk ishin në gjendje ta shihnin atë mbi njerëzit që qëndronin para tyre.

Në një klip të shpërndarë në TikTok, i cili është parë 1.5 milionë herë, fansat janë filmuar duke hipur mbi karrige, gjë që, nga ana tjetër, detyron të tjerët të pas tyre të ngjiten po ashtu mbi karrige duke u krijuar një kaos i vërtetë. Një fans i zhgënjyer shkroi në komente: ‘Pagova 316 £ dhe nuk mund të shihja asgjë’ Një tjetër shtoi: ‘Punëtorët e sigurimit po i urdhëronin njerëzit të uleshin, kështu që të gjithë ishim në nivel. Ishte një shaka absolute. Paguam gjithë ato para për të mos parë pothuajse asgjë.’

Rikujtojmë, se pas shumë spekulimeve për lidhjen e tyre, Adele konfirmoi në koncert se ajo dhe agjenti sportiv Rich Paul janë fejuar. Këngëtarja i është përgjigjur me shaka kërkesës së një fansi nga publiku, duke thënë se nuk mund të martohet me të, “sepse ajo tashmë po martohet”. Në të njëjtën kohë, ajo ngriti dorën për të sinjalizuar fejesën dhe tregoi unazën ndërsa turma brohoriste. Edhe pse çifti e ka mbajtur shumicën e lidhjes së tyre të fshehtë, ata kanë ndarë disa detaje rreth marrëdhënies së tyre ndër vite. Fituesja e Grammy foli për takimin e saj të parë në një intervistë me Oprah Winfrey në nëntor të vitit 2021:

E takova atë në një festë ditëlindjeje, ishim në pistën e vallëzimit. Dhe më pas u takuam disa vjet më vonë, dolëm për darkë dhe ishte hera e parë që rrinim vetëm.