Disa ndjekës të aktores së njohur Nicole Kidman kanë reaguar ashpër ndaj postimit të saj të fundit në Instagram në një foto duke buzëqeshur në krah të regjisores Lulu Wang në xhirimet e serialit të ri të Amazon “Expats”. Sipas ‘NYPost’, fansat thanë se fytyra e yllit hollivudian dukej ndryshe, e fryrë, e shtrënguar dhe pa rrudha.
Ata mendojnë se 54 vjecarja, fituese e cmimit Oscar, mund të ketë bërë sërish operacione plastike në fytyrë. Një fans komentoi duke thënë:
Çfarë ke bërë me fytyrën tënde? Ti po fillon të bëhesh si një përbindësh, është e trishtueshme sepse ishe e bukur.
Një tjetër komentoi:
Ti nuk dukesh si Nicole. Diçka nuk shkon me fytyrën tënde.
Rikujtojmë, se ngjarja e pakëndshme e ndodhur në ceremoninë e “Oscar” mes aktorit Will Smith dhe komedianit Chris Rock u bë menjëherë virale dhe ishte aktorja e njohur Nicole Kidman e cila me reagimin e saj u bë meme në rrjetet sociale. Një foto e 54-vjeçares që dukej e tronditur në shfaqjen e çmimeve u bë shpejt virale në Twitter, me fansat që komentuan se reagimi i saj ishte universal.
Sa i përket jetës sentimentale, Nicole Kidman në një intervistë për “CBS Mornings” teksa promovonte filmin e saj të ri “Becoming the Ricardos”, foli për romancën e saj dhe të Urban. Në lidhje me marrëdhënien e saj me këngëtarin fitues të “Grammy” ajo i tha Gayle King se:
E takova atë më vonë dhe ka qenë gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Ai njeri është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.