Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, janë parë së bashku duke shëtitur në Malibu dhe duke duke u nisur nga fotografitë e shkrepura nga paparacët, aktori thuajse nuk njihet. Siç mund të shihet në imazhet e shpërndara në rrjet, aktori ka humbur shumë kilogramë dhe fansat janë të shqetësuar, pasi nuk e dinë se çfarë fshihet pas rënies së papritur në peshë.
Nuk kuptohet nëse Hanks po përgatitet për një rol të ri apo ndoshta ka ndonjë problem shëndetësor. Kjo nuk është hera e parë që fansat mendojnë se aktori mund të jetë vërtet sëmurë. 66-vjeçari së fundmi shqetësoi publikun në premierën e filmit “Elvis”, ku i dridheshin duart.
Tom u përpoq ta fshihte dridhjen e tij teksa mbante mikrofonin, por nuk funksionoi. Mediat e huaja raportojnë se Tom është diagnostikuar me tremor aqpo ndryshe dridhje, gjendje kjo që mund të shfaqet edhe për shkak të stresit të shtuar.
Tom Hanks u shndërrua nga aktor në një turprojë pak muaj më parë, kur një grup fansash të çmendur iu afruan gruas së tij, Rita Wilson. Aktori fitues i Oscar u nervozua kur personat në fjalë për pak sa nuk e rrëzuan Wilson, e cila përfundoi duke u penguar, ndërsa ishte në New York.
Ylli i “Forrest Gump” ka qenë në një turne për të promovuar filmin e tij të ardhshëm me regji të Baz Luhrmann, “Elvis”, për disa javë. Wilson dhe Hanks janë të martuar prej 34 vitesh. Ata u takuan në vitin 1981 në xhirimet e “Bosom Buddies”, një sitcom që u shfaq nga 1980 deri në 1982. Ata kanë dy djem, aktorin dhe reperin Chet Hanks, 31 vjeç dhe Truman Hanks, 26 vjeç.