Celebrities Gossip Showbiz

Fansat të shqetësuar me humbjen drastike në peshë të Christina Aguilera-s!

Christina Aguilera ka ngjallur shqetësim tek ndjekësit e saj për humbjen drastike në peshë. Një video e bërë nga fansat e ikonës së popit, gjatë një eventi u bë virale dhe përdoruesit e mediave sociale shprehën shqetësimet e tyre për transformimin e saj dramatik. Ndonëse disa i dolën në mbrojtje dhe thanë se ajo ka qenë gjithmonë e imët, të tjerë thanë se dukej tejet nënpeshë.

Kjo vjen në mes të spekulimeve se këngëtarja ka përdorur Ozempic. Nga ana e artistes nuk ka patur asnjë konfirmim rreth këtyre aludimeve.Këngëtarja e ‘Reflection’ zbuloi për L’Officiel Italia në vitin 2020 se ajo ka lënë dietën dhe fokusohet në ushqimin e pastër. Christina këmbënguli që në vend që të jetë kufizuese, ajo fokusohet në konsumimin e më shumë ushqimeve të plota në vend të ushqimeve të padëshiruara dhe ushqimeve me sheqer.

Përveç gjetjes së ekuilibrit ushqimor, ylli i muzikës pop gjithashtu ka treguar se merret me ushtrime të rregullta dhe ka një rutinë të gjerë stërvitjeje. Kur ajo solli ne jetë djalin e saj, Max në vitin 2008, i cili tashmë është 15-vjeç, u shndërrua në kryeartikujt e mediave rozë për shkak të shtimit në peshë. Rreth dy vite më vonë, ajo nisi të humbiste peshë për shkak të rolit të saj në filmin, “Burlesque”, në vitin 2010. Megjithatë, po në të njëjtin vit, pesha iu rikthye sërish për shkak të divorcit nga kompozitori muzikor, Jordan Bratman.