Diva e muzikës, Madona është paditur nga dy burra në Nju Jork për vonesën në koncertin e saj të planifikuar më 14 dhjetor. Atë ditë, siç theksojnë dy burrat në padinë e tyre, ata janë prekur ndjeshëm nga vonesa e këngëtares, pasi të nesërmen duhej të zgjoheshin herët për të shkuar në punë. Ylli i popit kishte planifikuar koncertin e saj në “Big Apple”. Biletat thanë se shfaqja do të fillonte në orën 20:30, por Madona doli në skenë dy orë më vonë. Ashtu siç pritej, kjo vonesë shkaktoi reagime të forta nga fansat e saj.
Dy burrat që bënë padinë, Michael Fellows dhe Jonathan Hayden, ishin mes atyre që ndoqën koncertin. Ata theksuan se sa e vështirë ishte kthimi në shtëpi sepse shfaqja mbaroi në orën 01:00 dhe kështu u gjendën përballë mundësive të kufizuara për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, rritjes së kostove të transportit privat ose publik, apo transportit publik të kufizuar deri në fund të koncertit. Ndërkaq, në padi thuhej se:
Madonna ishte e pakujdesshme dhe nuk arriti të siguronte një performancë në kohë ose të plotë, dhe të pandehurit e dinin se çdo deklaratë në lidhje me kohën e fillimit të shfaqjes ishte, në rastin më të mirë, një supozim optimist.
Rikujtojmë, se rekordet Botërore Guinness e riçertifikuan Madonna-n me një titull të madh. Gjiganti britanik e quajti edhe një herë yllin e muzikës si “artisten femër më të shitur të të gjitha kohërave”. Sipas shifrave, Madonna e fitoi titullin pasi shiti më shumë se 400 milionë disqe gjatë karrierës së saj 40-vjeçare. Mbretëresha e popit e mban rekordin që nga viti 2009 dhe pas saj vijnë Rihanna, Mariah Carey, Taylor Swift dhe Beyoncé.