Më 14 Shkurt të këtij viti, këngëtari kanadez, Justin Bieber lançoi albumin e ri “Changes” pas një shkëputjeje nga muzika që daton që nga viti 2015. Deri tani ai ka publikuar projekte të ndryshme të këtij albumi që zbulojnë detaje rreth karrierës së tij, jetës private, asaj seksuale dhe mbi të gjitha shëndetit mendor.
Rikuperimi nga një lidhje toksike e shumë problematike ishte një rrugëtim i vështirë jo vetëm për Justin Bieber por edhe për dy vajzat e përjetshme në jetën e tij, Selena Gomez dhe bashkëshortja Hailey Bieber. ‘Ushtarët’ e rrjeteve sociale çdo ditë postojnë video rreth historisë së tij me Selena Gomez duke theksuar se ata duhet të ishin bashkë. Ata të cilët mendojnë se nuk duhet të ishin bashkë, janë njerëzit që janë të bindur se Justin Bieber ka abuzuar me këngëtaren madje abuzon edhe me bashkëshorten e tij.
Në të gjitha rrjetet sociale e veçanërisht në “TikTok” po qarkullojnë pa fund video ku Justin shihet duke u sjellë në mënyrë të vrazhdë me modelen bukuroshje Hailey Bieber. Edhe pse ai i kushton vazhdimisht këngë bashkëshortes, fansat mendojnë se në jetën reale Justin abuzon psikologjikisht me modelen.
@unforgetable.couples The way he laughed at the end? I guess he doesn’t allow her to be happy.. #haileybieber #justinbieber #jailey #omg #sad
A mendoni se këto janë thjeshtë teori të fansave ‘të sëmurë’ apo Justin vërtetë po përfiton nga dashuria apo brishtësia e Hailey?!