Gjatë paraqitjeve të saj të fundit në tapetin e kuq, ndërsa promovonte shfaqjen “Wicked” në Los Angeles dhe Londër, këngëtarja e njohur Ariana Grande ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm me veshjet shumë të bukura dhe plot klas e ngjyra, por më së shumti me pamjen e saj të dukshme, më të dobët se kurrë.
Një ndryshim i tillë ka shqetësuar shumë prej fansat e saj, të cilët kanë ngritur dyshime dhe janë alarmuar se ajo mund të jetë duke vuajtur nga kequshqyerja dhe lipoatrofia, një gjendje që ndikon në humbjen e yndyrës nën lëkurë.
Në këto evente publike, bukuroshja dukej e lodhur dhe shumë e dobët në krahasim me kolegët e saj dhe me fotot e kaluara, ku faqet e saj ishin thuajse të padukshme dhe struktura e kockave të shpatullave ishte shumë e dukshme. Kjo ka bërë që ndjekësit e saj të shprehin shqetësime për shëndetin e saj.