Niall Horan është shprehur ‘absolutisht i shkatërruar’ pas vdekjes tragjike të Liam Payne, i cili ndërrroi jetë më 16 tetor pas një rënie nga ballkoni në një hotel në Buenos Aires, Argjentinë.
Lajmi për vdekjen e tij ka sjellë një valë ngushëllimesh nga fansat anembanë botës, të cilët po rikthehen në muzikën e grupit One Direction. Kënga ‘Night Changes’ nga viti 2014 ka rikuperuar popullaritetin e saj dhe ka arritur vendin e gjashtë në listën globale të Spotify me 4.65 milionë dëgjime. Po ashtu, në këtë listë janë dhe këngë të tjera të grupit si ‘Story of My Life’, ‘What Makes You Beautiful’ dhe ‘Perfect’.
Fansat po e kujtojnë Liamin dhe po ndajnë ndjenja të thella përmes rrjeteve sociale, duke shprehur se muzika e tij do të jetojë gjithmonë.
Të katër anëtarët e mbetur të grupit kanë lëshuar një deklaratë prekëse duke shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e një shoku të dashur. Ata përmendin se do t’u duhen kohë për të përballuar këtë humbje, por kujtimet e tyre do të mbeten përherë.
Liam Payne arriti famën si adoleshent në ‘The X Factor’ në vitin 2008 dhe, si pjesë e One Direction, grupi arriti të shesë më shumë se 70 milionë albume. One Direction ka qenë në një pushim që nga viti 2016.