Celebrities Gossip Showbiz

Fansat e Madonna-s sërish të shqetësuar për gjendjen e saj, çfarë ka ndodhur me këngëtaren?!

Le të themi se artistja e njohur Madonna është një nga ‘mrekullitë’ e epokës moderne, që vazhdon të bëjë turne dhe të punojë tepër fort në profesionin e saj, pavarësisht moshës së saj, megjithatë ajo po u shkakton fansave shumë shqetësime teksa është në përgatitje për turneun e saj aktual botëror. Pavarësisht se Madonna u përball me një problem shëndetësor para pak muajsh mesa duket jo gjithçka ka marrë fund dhe është rikuperuar. Së fundmi ajo është  shfaqur me gjurin e dëmtuar tekssa ndodhej e ulur në një karrige.

Në një foto që qarkullon në rrjet, këngëtarja shihet e veshur me një palë geta rrjete, megjithatë ajo është duke mbajtur në gjurin e majtë akull nga dy kolegë të cilët po qëndrojnë pranë saj. Këngëtarja ka konfirmuar së fundmi se ishte në spital pas një problemi shëndetësor, ndonëse imazhet e sipërpërmendura janë shpërndarë nga vetë 65-vjeçarja, duke u përpjekur padyshim që ta paraprijë historinë nga mediat. Në postimin që ajo kishte bërë një komentues kishte shkruar:

Një gjë që më pëlqen tek Madonna është se ajo kurrë nuk lejoi askënd apo asgjë ta ndalojë të shkëlqejë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

Rikujtojmë se turneu nis zyrtarisht me katër shfaqje të shitura në Londër këtë tetor, të ndjekur nga shfaqje në të gjithë Belgjikën, Danimarkën, Suedinë, Spanjën, Portugalinë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Holandën gjatë gjithë pjesës së mbetur të vitit 2023.