Mikela Pupa e njohur fillimisht nga pjesëmarrja e saj në “Për’puthen”, ku bëri mjaft bujë u bë më pas pjesë e shtëpsë më të famshme në Shqipëri vitin e kaluar, “Big Brother VIP 2”. Mikela u bë pjesë e lëtij formati si një konkurrente e vetme me mikeshën e saj Efi Dhedhes, me të cilën gëzon ende një shoqëri të mirë.
Prej kohësh Mikela ka treguar se është në një marrëdhënie dhe se ka gjetur personin e duhur në jetën e saj dhe gjithashtu se ndjehet shumë e lumtur. Por prej disa ditësh në media kanë qarkulluar disa fotografi të ish-banorës së BBV, Mikela Pupa, e cila shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Menjëherë pas publikimit të fotove, fansat aluduan se Mikela është në pritje të ëmbël dhe mesa duket paskan patur të drejtë pasi ditën e djeshme, ish-banorja ka organizuar një “babyshower” për bebushin që pritet të vijë në jetë dhe të ftuara kanë qenë dhe mikeshat e saj, disa të njohura për publikun. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga mikesha e saj, Ledjona Xheladinaj, Mikela shihet në momentin që është zbuluar gjinia e fëmijës dhe shfaqet tepër e lumtur në momentin që zbulohet se është në pritje të një vajze.
Një detaj që është bërë viral nga festa e organizuar ditën e djeshme, ishte një tatuazh që partneri i saj kishte gdhendur në trup, dedikuar bebit që do të vijë në jetë. Në vend të “It’s a girl”, ka shkruar “I’ts a girl”. Menjëherë komentuesit e vunë re gabimin, por mesa duket, qenka një shaka mes dy partnerëve.
Për të gjithë ju që keni menduar se kemi bërë një tattoo gabim, duam t’ju themi që është bërë me qëllim, pasi është një ‘shaka’ që vetëm ne e dimë dhe e bënte akoma më të bukur këtë kujtim. Faleminderit për korrigjimin