Celebrities Gossip

Fansat e kritikojnë, partneri 19 vite më i ri i del në mbrojtje deputetes së njohur

Aktorja e njohur, e cila tashmë është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi preferon të postojë në rrjetet e saj sociale foto të pamodifikuara. Kështu ajo zgjedh të tregojë realitetin në çdo moment, por jo të gjithë e pëlqejnë këtë zgjedhje të saj, pasi ajo merr shumë kritika nga ndjekës të ndryshëm rreth faktit të kalimit të viteve apo plakjes.

Komentet negative nuk mungojnë e sidomos nëse je gjatë të gjithë kohës e vëzhguar nga sytë e publikut apo kamerave. Ndryshe nga shumë personazhe, ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet komenteve në mënyrën më të sjellshme të mundshme duke postuar një foto, në të cilën kishte shkruar:

Në një foto disa më shkruajtën: ‘Sa keq po plakesh, je e tmerrshme’. Ajo që ndodh, më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!

Ndër komentet e shumta, ai që tërhoqi vëmendjen ishte i komenti i të dashurit të saj, i cili është 19 vite më i ri, futbollisti Keith Groeneveld. Djaloshi afrikan i komentoi të dashurës së tij një emoji me unazë diamanti, duke nënkuptuar se ai e konsideron atë si gruan e tij, ose ndoshta ky është një paralajmërim për një martesë të mundshme mes dyshes. Përgjigja e deputetes ishte thjesht “Po”.

Gjithsesi, nuk dihen ende detaje rreth martesës së çiftit, nëse është në planet e afërta të tyre edhe pse duket se ata janë duke e shijuar romancën krah njëri-tjetrit çdo ditë e më shumë.

Kujtojmë, se Adriana është nënë e katër fëmijëve, ku më i madhi është rreth moshës 20-vjeçare. Aktorja ka shprehur se ka patur mbështetjen e tyre të plotë e se ata e kanë pritur më së miri lidhjen e saj me Keith.