Yjet e familjes Kardashian gjithmonë vendosen në qendër të vëmendjes së faansave për shkak të përdorimit të tepruar të fotoshopit. Vetëm një ditë pasi Khloé Kardashian pranoi se i kishte fotoshopuar vajzës së saj, True, në fotot e bëra në Disneyland tani edhe Kim Kardashian po përballet me akuzat për modifikimin e fytyrës së Pete Davidson në fotot e tyre të fundit në Instagram.
Llogaria @ProblematicFame, e cila fokusohet në ekspozimin se si “instagrami mund të ndikojë në standardet e bukurisë”, ndau një foto të Davidson duke parë anash në “Saturday Night Live” së bashku me një pamje nga afër të komedianit në postimin e Kardashian.
Pavarësisht analizave, një burim i thotë Page Six ekskluzivisht se nuk kishte asnjë Photoshopping të përfshirë. “Pamja e hundës dhe e qafës së Pete nuk u ndryshuan në asnjë mënyrë,” ndan burimi i brendshëm. “Imazhi i paraqitur krah për krah tregon fytyrën e tij në një kënd tjetër, dhe ai buzëqesh më shumë, kështu që nuk mund të jetë një krahasim kaq i ngjashëm.”
Page Six ka parë gjithashtu versionin origjinal të fotografisë në fjalë, i cili në fakt është një foto Live dhe asgjë nuk është ndryshuar. Fansat besojnë se Kim Kardashian ka modifikuar hundën dhe nofullën e Pete Davidson për t’i dhënë atij një pamje më perfekte.
Por asgjë nuk do ta ndalojë internetin të spekulojë, kështu që fansat postuan teoritë e tyre në Twitter. Disa fansa gjithashtu debatuan nëse ishin vetëm këndet e ndryshme që i dhanë Davidson një pamje të ndryshuar, ndërsa të tjerë bënë shaka se lidhja e tij me Kardashians do të thotë se ai mund të kishte bërë një ndërhyrje.