Celebrities

Familjarët e Jamie Foxx të pashpresë, aktori vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore!

Aktori i njohur Jamie Foxx u dërgua së fundmi në spital për arsye shëndetësore. Këtë zbuloi vajza e tij Corinne Foxx. Në një deklaratë nga familja e tij shpjegohej se aktori kishte pësuar një komplikacion që i duhej të shkonte mënjeherë në spital. 55-vjeçari ishte duke xhiruar për filmin “Back In Action” në Atlanta. Ndërkaq, së fundmi erdhi edhe reagimi i vetë aktorit i cili u shpreh se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mirëpo, situata duket se nuk është përmirësuar, pasi pavarësisht se vetë familja ka raportuar më parë se gjendja shëndetësore e Jamie Foxx po përmirësohet pak nga pak, tashmë rrethi më i ngushtë i tij ka rrëfyer për “Radar Online” se janë duke u përgatitur për skenarin më të keq, duke sqaruar se nuk e përjashtojnë as vdekjen. Një burim i afërt me aktorin tha se:

Njerëzit e Jamie Foxx thonë se ai është mirë dhe po përmirësohet, ndërsa mjekët përpiqen të gjejnë problemin, por ai nuk do të qëndronte në spital për kaq gjatë nëse do të ishte mirë.

Foxx është një nga aktorët më të njohur të shekullit të 21-të, duke luajtur në filma klasikë si “Django Unchained” dhe “Any Given Sunday”, megjithatë jeta personale e 53-vjeçarit është shumë më tepër se mister. Foxx nuk është martuar kurrë dhe ai beson se lloji i stilit të jetesës tradicionale që vjen me martesën nuk është për të.