Bota

Familja më e pasur britanike akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore!

Katër anëtarë të familjes më të pasur të Britanisë së Madhe janë në gjyq në Zvicër pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore. Familja Hinduja, me një pasuri me vlerë rreth 47 miliardë dollarë, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim njerëzor.

Familja zotëron një vilë në lagjen e pasur të Gjenevës, Këlni dhe akuzat kundër tyre të gjitha lidhen me praktikën e importimit të shërbëtorëve nga India për t’u kujdesur për fëmijët dhe familjen e tyre. Pretendohet se Prakash dhe Kamal Hinduja, së bashku me djalin e tyre Ajay dhe gruan e tij Namrata, konfiskuan pasaportat e personelit, i paguanin ato deri në 8 dollarë për ditët 18-orëshe dhe i lejoni të dilnin shumë pak nga shtëpia.

Mes akuzave se kanë shpenzuar më shumë para për t’u kujdesur për qenin e tyre sesa për shërbëtorët e tyre. Akuzat janë mohuar nga familja, e ndërsa sa i përket pagave të ulëta ato thonë se duhet të shihen në kontestin që shërbëtorëve po u ofrohet ushqim dhe strehim.