Celebrities Gossip Showbiz

Familja mbi gjithçka, Adele refuzon ofertën miliona dollarëshe për ta zgjatur turneun!

Adele përfundoi koncertet e saj në Mynih javën e kaluar duke i thënë fansave: “Nuk do t’ju shoh për një kohë shumë të gjatë”. Ylli britanik shtoi: “Thjesht kam nevojë për pushim. Kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re për veten time dhe dua ta jetoj tani”. Sipas DailyMail, Adele refuzoi një mundësi prej 200 milionë dollarëshe, më e madhja në karrierën e saj për të zgjatur turneun e saj.

Pjesa më fitimprurëse e marrëveshjes ishte një shumë me nëntë shifra për një turne të gjatë në një kazino në Makao, Kinë. Do të kishte qenë e ngjashme me performancat e saj “Weekends With Adele” në The Colosseum në Caesars Palace. Ato filluan në nëntor të vitit 2022 dhe do të përfundojnë më 23 nëntor të këtij viti, deri kur këngëtarja do të ketë mbajtur 100 koncerteduke fituar 449 mijë euro për shfaqje.

Adele, hitet e së cilës përfshijnë “Rolling In The Deep” dhe “Hello”, gjithashtu iu ofrua një turne në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Një burim tha: “Ka pasur shumë oferta, por ajo i ka refuzuar të gjitha sepse dëshiron të jetë në shtëpi me fëmijën e saj. Marrëveshja kineze vuri miliona dollarë në tryezë, por në fund nuk donte ta bënte. Ajo ka vendosur fëmijën dhe të dashurin e saj dhe veten e saj të parën”.

Për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, super ylli 36-vjeçar, që besohet se ka një pasuri me vlerë prej 195 milionë euro, ka kaluar nga shtëpia e saj e re në Beverly Hills në Vegas me aeroplan privat, duke u kthyer për të kaluar javën me agjentin sportiv Rich Paul dhe djalin e saj Angelo.

Dhjetë koncertet e Mynihut, të cilat sapo i përfundoi, ishin shumë fitimprurëse, me Adele që fitonte 5.9 milionë euro për performancë. Në një intervistë radiofonike në korrik, ajo zbuloi se donte të fokusohej në familjen e saj pasi të përfundonte turneun e saj.

“Nuk kam ndonjë plan për muzikë të re fare”-tha ajo. “Dua një pushim të madh pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative, vetëm për pak kohë”. Me performancën e mbrëmshme në Mynih, diva muzikore Adele përfundoi një seri prej 10 koncertesh në këtë qytet gjerman. “Adele in Mynich” quhej turneu i këngëtares britanike. Turneu me dhjetë data, i cili përfshinte dy shfaqje në javë, filloi më 2 gusht dhe përfundoi më 31 gusht. Megjithatë, përveç faktit që është i vetmi turne evropian, vëmendje të veçantë tërhoqi hapësira e ndërtuar me qëllim në Messe Munchen, e cila kushtonte deri në 100 milionë funte dhe kishte një kapacitet deri në 80 mijë vizitorë në ditë.