Celebrities Gossip Showbiz

Familja Kardashian nuk e mbështesin Caitlyn Jenner për fushatën elektorale! Ja arsyeja…

Familja Kardashian nuk do ta mbështesin fushatën në emër të Caitlyn Jenner, ndërsa ajo po kandidon si deputete e Kalifornisë … sepse pikëpamjet e tyre politike nuk përkojnë dhe pasojat nga divorci i saj me Kris i bën gjerat edhe më të ndërlikuara.

Burime pranë Caitlyn tregojnë se para se të niste fushatën, ajo shprehu se nuk priste që familjarët të ishin aty për atë dhe tashmë e dimë arsyen pse.

Politika e Caitlyn ka qenë një çështje e komplikuar për familjen e saj ndër vite, duke marrë parasysh edhe martesën homoseksuale, vajzat Kardashian kanë bindje të tjera politike.

Sa i përket Kim, në veçanti, na është thënë që asaj i pëlqen vërtet Caitlyn dhe të dyja kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Kim ka qenë aktive në politikë, duke punuar me Trump në reformën e të burgosurve, por asnjëherë nuk është shfaqur me pikëpamje konservatore.

Ju duhet të mbani mend se ajo nuk shfaqi ndonjë interes apo ndonjë suport të madh për ish-bashkëshortin e saj, Kanye gjatë kandidaturës së tij për President.