Celebrities Gossip Showbiz

Familja Kardashian-Jenner përballet me Blac Chyna në gjykatë!

Kardashians janë duke u përgatitur për gjyqin e tyre kundër Blac Chyna. Sipas disa burimeve nga PEOPLE, Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kylie Jenner dhe Kris Jenner u shfaqën në gjykatë të hënën. Mirëpo, Rob Kardashian, ish-i i Chyna-s, mungoi. Familja e famshme ishte e pranishme për të dëshmuar ekipin e tyre ligjor dhe vetë përfaqësuesit e Chyna-s që përzgjodhën trupën gjykuese. Modelja Chyna u pa gjithashtu duke hyrë në gjykatë.

Beteja ligjore e Chyna-s me familjen Kardashian-Jenner filloi në vitin 2017. Pas përfundimit të lidhjes së saj me Rob, ajo pretendoi se Kardashians ishin përgjegjësit për anulimin e ‘spinoff’-it të Keeping Up with Kardashians “Rob & Chyna”. Ata luajtën në serial vetëm për një sezon. Në atë kohë, një zëdhënës i tha Variety se “Rob & Chyna” nuk kishte qenë në prodhim për disa muaj dhe seriali nuk do të transmetohej më.

Pak para se të shpallej vendimi për ndërprerjen e shfaqjes, Rob zbuloi disa foto nudo të Chyna-s në rrjetet sociale. Që atëherë ajo ka pretenduar se incidenti hakmarrës pornografik, përveç ndikimit të familjes së Robit, çoi edhe në përfundimin e papritur të shfaqjes. Përpara fillimit të gjyqit, PEOPLE arriti të siguronte disa dokumente gjyqësore që përshkruanin Chyna-n dhe listën e dëshmitarëve të “Kardashians”. Ryan Seacrest, një ish-producent ekzekutiv në Rob & Chyna dhe Keeping Up with the Kardashians, është ndër ata që mund të thirren për të dëshmuar për këtë rast. Chyna kohët e fundit e trajtoi çështjen publikisht, duke thënë se donte të ripërqendronte edhe njëherë vëmendjen e saj së bashku me fitoren në gjykatë.

Nuk dihen ende detaje më të hollësishme në lidhje me këtë çështje, e cila ka përfshirë të gjithë familjen Kardashian-Jenner. Por na mbetet të presim në mënyrë që gjithçka një ditë të bëhet e ditur dhe të mësojmë se kush do arrijë që ta fitojë çështjen gjyqësore.