Dyshja e njohur Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin në çdo dalje publike të tyren. Por mesa duket familja e Chalamet është e shqetësuar për ndikimin që miliarderja Jenner mund të ketë tek djali i tyre.
“Ajo që përfaqëson Jenner dhe familja e saj, shpenzimet e tepërta, operacionet plastike, mungesa e arsimit është në kundërshtim me vlerat e tyre”,-tha një burim i afërt me nënën dhe babain e aktorit. Nëna e Chalamet, Nicole Flender është mësuese ndërsa babai Marc Chalamet shkrimtar dhe gazetar.
Edhe motra e Chalamet-it, Pauline Chalamet, ka bërë një postim ku shprehej kundër jetës luksoze të Jenner. “Nëse puna juaj kërkon një diplomë fakulteti, ju duhet të jeni në gjendje të shlyeni pagesat e kredisë studentore si shpenzim biznesi, ashtu si CEO-t shlyejnë avionët e tyre privatë dhe jahtet për punët e tyre që nuk kërkojnë asnjërën”,-shkruhej në postimin e shpërndarë nga motra e aktorit të famshëm. Nga ana tjetër motrat dhe nëna e Kylie Jenner kanë qenë kaq mikpritëse për Timothée.