Celebrities Gossip Showbiz

Familja e Alain Delon nuk përmbush kërkesën e aktorit pas vdekjes!

Familja e Alain Delon ka refuzuar të përmbushë dëshirën e aktorit të ndjerë për të vrarë qenin e tij në mënyrë që ai të mund të varroset me të. Aktori francez, i famshëm për filmat si La Piscine dhe Le Samourai ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Ai kishte deklaruar më parë se donte të ndante një varr me malinois-in e tij belg 10-vjeçar.

Në të vërtetë, Delon i tha Paris Match në vitin 2018 për marrëdhënien e tij speciale me Loubo dhe deklaroi: “Nëse unë vdes para tij, do t’i kërkoj veterinerit të na marrë së bashku. Ai do ta vërë në gjumë në krahët e mi. Më mirë do ta bëj këtë sesa ta di se ai do ta lërë veten të vdesë në varrin tim me kaq shumë vuajtje. Ai është qeni im në fund të jetës… Unë e dua atë si një fëmijë. Kam pasur 50 qen në jetën time, por kam një marrëdhënie të veçantë me këtë. Ai më mungon kur nuk jam atje.”

La SPA, një organizatë franceze e dedikuar për mbrojtjen e kafshëve, tha në një deklaratë se dënon dëshirën e Delon për të eutanizuar qenin e tij. “Jeta e një kafshe nuk duhet të jetë e kushtëzuar me atë të njeriut,”-thanë ata përpara se të shtonin se do të ishin të gatshëm të merrnin Loubo dhe t’i gjenin qenit një shtëpi dhe familje të re.

I lindur më 8 nëntor 1935 në Sceaux, në veri të Francës, Alain Fabien Maurice Marcel Delon ishte djali i menaxherit të një kinemaje të vogël, ndërsa nëna e tij ishte shitëse dyqani. Prindërit e tij u ndanë kur Alain ishte katër vjeç, e më pas i’u besua një familjeje birësuese. Ndarja ishte shumë e dhimbshme dhe ndoshta ishte baza e temperamentit të vrullshëm që shfaqi Delon në rininë e tij. Pasi la shkollën në moshën 14-vjeçare, ai luftoi mes punëve të ndryshme. Deri në fillimin e karrierës së tij filmike, suksesi i së cilës është i lidhur pazgjidhshmërisht me Luchino Visconti.