Celebrities Gossip Showbiz

Falsifikim për tender publik/ A do hedhë Jetmirin në gjyq? Juli: Më mori në telefon dhe…

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Ditën e sotme Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes. Erjona i ka përmendur edhe akuzën që Jetmir Salaj ka bërë për të, kur të dy ishin pjesë e “BBV3”, ku sipas tij Juli ka qenë pjesë e një falsifikimi në një tender.

Juli: Akuzohesha nga Jetmiri për falsifikim që kam marr pjesë në tender duke përdorur një person, po të kishte ndodhur kjo do kisha 2 milion euro në bank. Nuk bëhet fjalë për tendera ka qenë një histori që kam treguar me humor në lidhje me një ankand, po ka qenë çdo gjë brenda normave kritereve, e kam treguar me shaka çfarë ka ndodhur jashtë ankandit, po Jetmiri si një banor ‘BBV’ e futi në lojë dhe ndërroj emrin nga ankand në tender

Erjona: Do ketë gjyq?

Juli: Do e diskutoj me Jetmirin se duhet të dali ta përgënjeshtroj

Mes tyre Juli ka treguar edhe marrëdhënien e tij me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, e cila quhej si kundërshtarja e tij.