“Falënderoj Zotin çdo ditë që të solli ty në jetën time! Të dua bukuroshe.
Unë të premtoj se do ta mbaj zemrën tënde me përkujdesje dhe ta ruaj atë me dashuri”, janë disa nga mesazhet që i ka shkruar të dashurës së tij 31-vjeçare na Gana, 26-vjeçari shqiptar Klinton Pira.
Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah që i dhanë fund sot jetës ishin në një lidhje bashkëjetese.
Ajo ishte zhvendosur në Shqipëri për të jetuar me shqiptarin teksa në faqen FB të këtij të fundit duken foto të tyre të përbashkëta dhe mesazhe dashurie.
Ata u konfliktuan në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Fillimisht 31-vjeçari nga Dibra qëlloi me thikë ganezen dhe më pas u hodh nga kati i 8-të.