Showbiz

Falë ligjeve të rrepta të Pallatit Mbretëror, Meghan Markle nuk mund të jetë më një feministe

Që prej momentit kur ajo i tha ‘po’ Princ Harry-t, jeta e saj ndryshoi rrënjësisht. Edhe pse është një ndër femrat më me influencë të këtij viti, kjo edhe sipas “Vogue” që e përfshiu në listën ku bëjnë pjesë edhe 24 femra të tjera, ka disa ligje në Pallatin Mbretëror që nuk pyesin për asgjë.

Në median britanike është zbuluar një ligj që duket se Meghan nuk e përkrah aspak. Thuhet se nëse çifti i sapomartuar do të lindin vajza, ato nuk do të mund të trashëgojnë titullin e Dukeshës. Këtë titull mund ta marrin vetëm pasardhësit meshkuj në të kundërt vajzat janë qytetare të thjeshta.

Nuk dihet se si është pritur një ligj i tillë nga amerikania Markle, duke qenë se ajo është një feministe e çmendur dhe është e fokusuar kokë e këmbë tek të drejtat e gruas.