Fituesja e Oscar-it, Jane Fonda ka shprehur në një intervistë të fundit se dëshiron të lidhet me një 20-vjeçar. “Më vjen turp ta them këtë, por nëse do të krijoja një lidhje, ai do të duhej të ishte 20 vjeç”,-tha 85-vjeçarja në podcastin “Absolutely Not”.
“Tani, pse konkretisht 20?” McMahan pyeti ikonën e “Grace and Frankie”. “Sepse nuk më pëlqen lëkura e rrudhur,”- tha ajo. Deklarata e Fondas u prit me reagime të ndryshme në internet. Kjo nuk është hera e parë që aktorja e “Agnes of God” shprehet se preferon një mashkull më të ri.
Fonda është një nga personazhet më të dashura në Hollywood dhe një nga më të mirat e brezit të saj. Kjo është arsyeja pse Jane Fonda i tronditi të gjithë shtatorin e kaluar kur doli publikisht dhe vendosi të fliste për sëmundjen me të cilën ishte diagnostikuar.
Të dashur miq, kam diçka personale që dua të ndaj. Jam diagnostikuar me limfomën Non-Hodgkin dhe kam filluar kimioterapinë. Është një kancer shumë i shërueshëm, tetëdhjetë për qind e njerëzve i mbijetojnë, ndaj ndihem shumë me fat.