Sport

Fakte dhe statistika nga Çmimi i Madh në Spanjë!

Në Barcelonë ishim dëshmitarë të një tjetër episodi epic mes Max & Lando, binomi dinamik që u rendit në pozicionet 1-2 për të 5’ën nga 6 garat e fundit. Mirëpo jo pak ndodhi pas tyre duke mirëpritur kthimin e Lewis Hamilton në podium. Në vazhdim mund të gjeni disa nga numrat dhe statistikat e garës së Spanjës.

* Gara numër #1111 në histori u fitua nga makina #1.

* Verstappen fitoi garën e 7’të nga 10’të deri tani dhe të 61’ën në karrierë.

* Ishte fitorja e 4’rt për Verstappen në “Spanish Grand Prix” dhe e 3’ta rradhazi.

* Verstappen e kryeson klasifikimin e pilotëve prej 763 ditësh që nga fitorja në “Spanish Grand Prix” të vitit 2022.* Verstappen rregjistron 106 podiume duke barazuar Alain Prost dhe Fernando Alonso’n në vendin e 4’rt të klasifikimit të të gjitha kohërave.

* Fituesi në Barcelonë ishte nga rradha e 1’rë për të 31’ën herë në 34 gara.

* Norris mbetet piloti i vetëm që ka përfunduar në zonën e pikëve në cdo garë të vitit 2024.

* McLaren u ngjit në podium për të 1’ën herë në Spanjë prej Lewis Hamilton & Jenson Button që zunë vendet 2-3 në vitin 2011.

* Norris u ngjit në vendin e 2’të të klasifikimit të pilotëve për të 1’ën herë në karrierë.

* McLaren rregjistroi të 6’in podium rradhazi, ecurinë më të mirë prej vitit 2011-12.

* Vendi i 3’të i Hamilton ishte podium i 1’rë në vitin 2024.

* Ishte podiumi numër 198’të në karrierën e britanikut por vetëm i 17’ti që prej fitores së fundit në Arabinë Saudite në vitin 2021.

* Hamilton rregjistroi sezonin e 18’të rradhazi që përfundon në podium.

* Në moshën 39 vjec e 168 ditë, Hamilton është piloti i 3’të më i vjetër në podium në shekullin e 21’të pas Fernando Alonso’s dhe Michael Schumacher.

* Me George Russell në vendin e 4’rt, Mercedes përfundoi garën e 2’të rradhazi në vendet 3-4.

* Russell kryesoi xhiron e 1’rë për të dytën garë rradhazi.

* Vendi i 5’të për Charles Leclerc ishte paraqitja më e mirë e tij në Spanjë prej vitit 2021.

* Me vendin e 6’të, Carlos Sainz ruajti serinë e pikëve në garën e shtëpisë (10 në 10).

* “Circuit de Barcelona-Catalunya” është i vetmi ku Sainz ka një rekord prej 100% të pikëve në F1.

* Vendi i 7’të i Oscar Piastri’t ishte më i dobëti prej garës në Miami.

* Pierre Gasly në vendin e 9’të përfundoi në zonën e pikëve për të 3’ën garë rradhazi.

* Esteban Ocon u rendit në vendin e 10’të, cka do të thotë që pilotët e Alpine e bënë këtë për të 2’ën garë rradhazi.

* Alpine kaloi Haas në klasifikimin e konstruktorëve.

* Ky ishte sezoni i 2’të rradhazi që në “Spanish Grand Prix” nuk pati asnjë pilot të tërhequr.